Putin nënshkruan dekret për masa hakmarrëse ndaj sanksioneve

schedule10:06 - 26 Prill, 2023

schedule 10:06 - 26 Prill, 2023

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të martën një dekret për marrjen e masave të mundshme hakmarrëse nëse konfiskohen asetet ruse jashtë vendit, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

Dekreti, i cili u publikua gjithashtu në faqen e internetit të Kremlinit, thekson se nëse asetet ruse sekuestrohen nga “vendet armiqësore”, Moska do t’i vendosë asetet e huaja në Rusi nën kontrollin e saj të përkohshëm, sipas TASS.

Në dekret gjithashtu thuhet se  menaxhimi i përkohshëm i aseteve mund të anulohet dhe zhbëhet vetëm nëse vendos presidenti rus.

TASS raportoi se Moska menaxhon përkohësisht asetet e distributorit të gazit, divizioni rus i Uniper SE.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!