Putin-nënave që u ka dërguar djemtë në luftë: Nuk pendohem që e kam nisur “operacionin ushtarak”

schedule15:48 - 25 Nëntor, 2022

schedule 15:48 - 25 Nëntor, 2022

Presidenti rus është takuar sot me nënat e ushtarëve që po luftojnë në Ukrainë. Sipas raportimeve, Vladimir Putin u ka thënë atyre se nuk pendohet që ka nisur atë që ai e quan “operacion special ushtarak special,” megjithatë, ai ka shtuar se ndan me to vuajtjet.


Në një takim të regjistruar paraprakisht e të transmetuar në median shtetërore, presidenti u tha nënave të ushtarëve të mos besonin gjithçka që shihnin në televizion ose lexonin në internet, ndërsa shtoi se rreth konfliktit po qarkullojnë shumë “informacione të rreme.”

I ulur me grupin e nënave rreth një tavoline me çaj, ëmbëlsira dhe tasa me manaferra të freskëta, Putin tha se ai dhe e gjithë udhëheqja ruse e kuptonin dhe ndajnë dhimbjen e atyre që kishin humbur djemtë e tyre duke luftuar në Ukrainë.

“Dua ta dini se unë personalisht dhe e gjithë lidershipi i vendit ndajmë dhimbjen tuaj,” u shpreh ai. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!