Putin në Kazakistan për samitin e SCO-së, pritet të takohet me Xi Jinping dhe Erdogan

schedule07:55 - 3 Korrik, 2024

schedule 07:55 - 3 Korrik, 2024

Presidenti rus, Vladimir Putin ka mbërritur në Astana për të marrë pjesë në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) që do të mbahet në kryeqytetin e Kazakistanit. Putin ka planifikuar takime dypalëshe në Astana me homologun e tij kinez Xi Jinping dhe atë turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Udhëheqësit e vendeve anëtare të SCO-së do të diskutojnë gjendjen aktuale dhe perspektivat për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të shumëanshëm brenda organizatës dhe përmirësimin e aktiviteteve të saj”, tha Kremlini në një deklaratë.

Ndërsa takimi ka të ngjarë të dominohet nga Rusia dhe Kina, udhëheqës ose përfaqësues të Azerbajxhanit, Bjellorusisë, Indisë, Iranit, Kazakistanit, Katarit, Kirgistanit, Kinës, Mongolisë, Emirateve të Bashkuara Arabe, Pakistanit, Taxhikistanit, Turkmenistanit, Turqisë dhe Uzbekistanit do të marrin pjesë.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, do të jetë gjithashtu, raportuan agjencitë ruse të lajmeve. Të martën, Rusia tha se Putin do të zhvillojë një seri bisedimesh dypalëshe, duke përfshirë presidentin kinez Xi Jinping dhe presidentin turk, Tajip Erdogan.

Kryeministri i Indisë Narendra Modi, i cili do të shkojë në Moskë këtë muaj, nuk do të marrë pjesë dhe vendi do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm Subrahmanyam Jaishankar, tha ministria të martën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!