Putin në karantinë: Dhjetëra të sëmurë me Covid rreth meje

schedule15:53 - 16 Shtator, 2021

schedule 15:53 - 16 Shtator, 2021

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se ai duhet të kalojë disa ditë në izolim pasi dhjetëra persona rreth tij u sëmurën me Covid-19, raportoi agjencia ruse e lajmeve TASS.

“Në mjedisin tim nuk janë një ose dy, por dhjetëra njerëz që janë sëmurë me koronavirus,” tha presidenti rus gjatë një telekonference të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, e cila po mban një samit në Dushanbe, Taxhikistan.

Fillimisht ishte planifikuar të merrte pjesë personalisht në këtë samit, por u anulua, pasi presidenti i duhej të karantinohej. Putin shtoi se  do të jetë në izolim për disa ditë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!