Putin miraton krijimin e sistemit të përbashkët rajonal të mbrojtjes ajrore me Kirgistanin

schedule16:33 - 29 Maj, 2023

schedule 16:33 - 29 Maj, 2023

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nënshkroi ligjin i cili miraton marrëveshjen lidhur me krijimin e sistemit të përbashkët rajonal të mbrojtjes ajrore mes vendit të tij dhe Kirgistanit.

Sipas ligjit të nënshkruar nga Putin dhe të publikuar në Sistemin e Informacionit Ligjor Shtetëror të Rusisë, Rusia dhe Kirgistani do të formojnë sistemin e përbashkët rajonal të mbrojtjes ajrore.

Vihet në dukje se ky sistem është pjesë e pandarë e sistemit të përbashkët të mbrojtjes ajrore të shteteve anëtare të Commowealth të Shteteve të Pavarura (CIS) dhe se në këtë mënyrë do të zhvillohet mbrojtja ajrore e rajonit.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar mes dy vendeve më 16 gusht 2022, palës ruse do t’i ndahet një zonë në Kirgistan për përdorim të përkohshëm.

Koordinimi i veprimeve të përbashkëta të trupave të Sistemit të Përbashkët Rajonal të Mbrojtjes Ajrore Rusi-Kirgistan, të cilat janë pjesë e sistemeve të tjera rajonale të mbrojtjes ajrore të CIS, do të zhvillohen nga Komanda e Forcave Ajrore të Rusisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!