“Putin më i pasur se unë”, Elon Musk: Është çmenduri ta lejosh të marrë kontrollin e Ukrainës

schedule17:14 - 28 Mars, 2022

schedule 17:14 - 28 Mars, 2022

“Putin është njeriu më i pasur në planet. Jo unë”. Kështu ka deklaruar shefi i Tesla, Elon Musk edhe pse me “letra” ai mban titullin e njeriut më të pasur në botë, duke ia marrë vendin e parë themeluesit të Amazon, Jeff Bezos.

Në një intervistë për uebsajtin amerikan “Business Insider”, 50-vjeçari afrikano-jugor Midas pohon se presidenti rus Vladimir Putin ka një portofol më të madh se ai.

“Si ndiheni kur jeni njeriu më i pasur në tokë me një pasuri prej 260 miliardë dollarësh?” pyet Matthias Deppfner, shefi ekzekutiv i kompanisë mëmë të Business Insider, Axel Springer. “Unë mendoj se Putini është shumë më i pasur se unë,” u përgjigj Musk.

Edhe pse madhësia e pasurisë së presidentit rus mbetet sekret, dihet se Putini zotëron një pallat 1.4 miliardë dollarësh në Detin e Zi në Soçi dhe një apartament 4 milionë dollarë në Monako.

Por ka nga ata që spekulojnë se i forti i Kremlinit mund të jetë njeriu më i pasur në botë. Amerikani Bill Browder tha në vitin 2017 se Putin “ka mbledhur 200 miliardë dollarë nga aktivitetet e paligjshme”.

Lidhur me pushtimin e Ukrainës nga Putin, CEO i Tesla theksoi se “ekziston një nevojë urgjente për t’i dhënë fund asaj që po bën presidenti rus”.

“Unë e di që qeveria amerikane ka bërë më shumë sesa njerëzit mund të kuptojnë. Është e rëndësishme të bëni diçka serioze. Nuk mund ta lëmë Putinin të marrë kontrollin e Ukrainës. Kjo është çmenduri”, tha Elon Musk. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!