Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mban sot konferencën vjetore për mediat.
Në një deklaratë Kremlini tha se këtë javë një numër rekord i gazetarëve , 1,895 janë akredituar për të mbuluar ngjarjen.
Konferenca televizive është një ngjarje e rregullt e Putinit, të cilën ai e shfrytëzon për të lartësuar imazhin e tij, për të siguruar rusët se ata janë në duar të mira dhe për t’iu dërguar sinjale Shteteve të Bashkuara dhe pjesës tjetër të botës.
Ndërkohë, ngjarja është e veçantë edhe për kohëzgjatjen e saj. Konferenca e vitit 2008 ka shënuar rekord prej katër orësh e 40 minutash.
Mirëpo, siç shkruajnë mediat e huaja e sotmja zhvillohet në kohën kur Putinit, i ka rënë popullariteti, një gjë të tillë e thonë edhe sondazhet./abcnews.al