Putin luftën në Ukrainë e krahason me Luftën e Dytë Botërore

schedule09:36 - 9 Maj, 2023

schedule 09:36 - 9 Maj, 2023

Putin përsëri e krahason luftën e sotme me Luftën e Dytë Botërore

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e krahason qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Ukrainës me nazistët e mundur në Luftën e Dytë Botërore.

Mediat e huaja shkruajnë se ai as në fjalimin e sotëm nuk është larguar nga ai skenar dhe ka dënuar liderët e Ukrainës si neo-nazistë dhe duke folur për një “luftë të vërtetë” që po zhvillohet kundër atdheut mëmë të Rusisë.

Vetëm Rusia i qëndron besnike arritjeve të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Perëndimi ka harruar se kush i mundi nazistët, argumenton ai.

Rusëve u është thënë gjithmonë se ata fituan Luftën e Dytë Botërore, kështu që nuk është çudi që ai nuk përmend luftën e aleatëve që çliroi Evropën jugore dhe perëndimore nga nazizmi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!