Presidenti rus, Vladimir Putin ka propozuar zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes dhe aleatit të tij të gjatë, Sergei Shoigu, më shumë se dy vjet pas pushtimit të Ukrainës, njoftoi të dielën Dhoma e Lartë.
Putin emëroi Andrei Belusov , një ish-zëvendëskryeministër, si ministër të ri të Mbrojtjes, raporton Skynews.
Shoigu, i cili ka shërbyer si ministër i mbrojtjes që nga viti 2012, do të bëhet kreu i këshillit të sigurisë kombëtare dhe do të ketë përgjegjësi për kompleksin ushtarako-industrial, tha Kremlini.
Sekretari i shtypit i Putinit, Dmitriy Peskov tha se presidenti vendosi që ministria e Mbrojtjes të drejtohet nga një civil që të jetë “e hapur ndaj inovacionit dhe ideve të avancuara”.
Presidenti rus propozoi që Sergei Lavrov të mbetet ministër i Jashtëm./abcnews.al