Vladimir Putin, në një udhëtim jashtë vendit, bisedoi me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan. Zhbllokimi i eksporteve të grurit nga Ukraina ishte çështja kryesore, e cila nuk mori zgjidhje, por vetëm kushte nga Moska.
Por Putin garantoi se furnizimet me gaz do të vijojnë normalisht: “Gazprom ka përmbushur gjithmonë, është duke përmbushur dhe synon të përmbushë të gjitha detyrimet e tij. Dhe fakti që partnerët tanë janë fajtorë, ose duke u përpjekur të fajësojnë Rusinë për gabimet e tyre, është i pabazë”.
Lexo edhe: Putin: Gazprom, i gatshëm të përmbushë detyrimet për eksportin e gazit
Ai foli gjithashtu edhe për tentativat e Europës për të kaluar në energjinë alternative: “Nuk e di nëse ia vlen të futemi në detajet e politikave energjetike në vendet europiane, të cilat kanë lënë pas dore rëndësinë e llojeve tradicionale të energjisë dhe janë mbështetur në ato “jotradicionale”.
Ata janë ekspertë të mëdhenj në fushën e “marrëdhënieve jotradicionale” LGBTQ+, kështu që vendosën të mbështeten në forma “jotradicionale” të energjisë.
I mbështetur nga Kisha Ortodokse Ruse ultra-konservatore, Presidenti rus Vladimir Putin ka miratuar ligje të shumta gjatë dekadës së fundit për të kufizuar të drejtat e LGBTQ+ dhe për të pohuar ato që ai i quan “vlera tradicionale”.
/abcnews.al