Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Putin kërcënon me përdorimin e raketës së re, Zelensky: Krim ndërkombëtar

schedule08:00 - 23 Nëntor, 2024

schedule 08:00 - 23 Nëntor, 2024

Vladimir Putin ka kërcënuar me përdorimin e raketës së re eksperimentale balistike. Lideri rus tha se raketa Oreshnik nuk mund të kapej dhe se do të kryente më shumë teste, përfshirë në “kushte luftarake”.

“Testet [e sistemit raketor] kanë kaluar me sukses. Siç është thënë tashmë, ne do të vazhdojmë këto teste, duke përfshirë edhe në kushte luftarake, në varësi të situatës dhe natyrës së kërcënimeve që janë paraqitur për sigurinë e Rusisë, veçanërisht duke pasur parasysh që kemi mjaft artikuj të tillë, sisteme të tilla gati për përdorim në aksione., deklaroi Putin në një fjalim të paplanifikuar televiziv.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e quajti përdorimin e raketës në një sulm ndaj Ukrainës një “krim ndërkombëtar”, ndërsa ai i bëri thirrje botës që të dënojnë përshkallëzimin e fundit të Rusisë.



Zyrtarët amerikanë nuk e miratojnë përdorimin e kësaj rakete, duke thënë se përdorimi i armës nga Moska nuk është një ndryshim i lojës në luftën Rusi-Ukrainë. NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente të martën me kërkesë të Kievit për të diskutuar përdorimin e kësaj arme të re ruse./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!