Putin kërcen dhe flet gjermanisht në dasmën e ministres së Jashtme

schedule15:51 - 19 Gusht, 2018

schedule 15:51 - 19 Gusht, 2018

Presidenti i Rusisë, Valdimir Putin gjatë qëndrimin në Austri ka dhuruar spektakël për të pranishmit në dasmën e ministres së Jashtme. Ai ka kërcyer dhe ka folur në gjuhën gjermane gjatë ceremonisë.

Kur ministrja e Jashtme e Austrisë martohet, mund të presësh që politikanët të jenë atje – por ndoshta jo një kre i një shteti të huaj. Megjithatë, një nga mysafirët e Karin Kneissl ishte Vladimir Putin, i cili mbërriti me një buqetë me lule. Por kjo nuk ishte dhurata e vetme e Putinit në dasmën e Kneissl dhe multi-milionerin Wolfgang Meilinger. Ai gjithashtu solli me vete Korin Kuban Cossak për të argëtuar mysafirët. I veshur në mënyrë shumë zyrtare, Putin gjithashtu ndau një valle me Kneissl, e cila mbante një veshje tradicionale alpine të njohur si dirndl.

Presidenti rus mbërriti në ceremoni me anë të një makine, pavarësisht raportimeve se ai do të udhëtonte me helikopter. Putin udhëtoi me makinën e tij sëbashku me ish-zonjën e parë të Austrisë dhe ish ambasadore në Rusi. Niveli i sigurisë në zonë u rrit me pjesëmarrjen e shefit të Kremlinit.

Sa i përket nuses, ajo dhe dhëndëri i saj erdhën në një mënyrë përrallore – në një karrocë me kuaj. Mysafirët e dasmës ndoqën dy traktorë të dekoruar që tërhoqën rimorkiot të pajisura me stola. Putin gjithashtu autografoi një Volkswagen Beetle që i përkiste çiftit të lumtur, duke shkruar në gjermanisht dhe duke vizatuar një zemër dhe duke treguar se edhe udhëheqësit botërorë janë të kënaqur me dashurinë.
Ndërkohë, lista VIP e të ftuarve përfshinte kancelarin Austriak Sebastian Kurz, Liderin e Partisë së Lirisë Kristian Strache dhe disa anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar./abcnews.al