Presidenti rus, Vladimir Putin këtë të mërkurë ka kërkuar nga të gjithë zyrtarë kryesorë të shëndetësisë që të bëhedn gati dhe të nisin vaksinimin masiv për koronavirus në të gjithë vendin hjavën që vjen.
Rusia, e cila renditet e katërta në botë për nga numri i të infektuarve me koronavirus, ka nisur vaksinimin e shkallës së gjerë muajin e kaluar. Fondi sovran i pasurisë në këtë shtet, ka thënë se 1.5 milion rusë tashmë kanë marrë vaksinën ruse Sputnik V.
“Kërkoj të nisni vaksinimin për gjithë popullsinë javën e ardhshme”, ka thënë Putin.
Ndërkohë zëvendës-kryeministrja ruse, Tatiana Golikova ka thënë se autoritetet do të jenë të gatshme për të zgjeruar programin e vaksinimit nga e hëna. Rusia nuk ka aplikuar masë të izolimit të plotë gjatë valës së dytë të koronavirusit, e cila ka nisur në muajin shtator.
Zyrtarët rusë besojnë se kufizimet aktuale janë të mjaftueshme për të parandaluar përhapjen e virusit. Të mërkurën, Rusia ka raportuar për 22,850 raste të reja të infektimit me koronavirus./abcnews.al