Putin: Jam i gatshëm të bisedoj me Zelenskyn, por me një kusht

schedule17:33 - 22 Prill, 2022

schedule 17:33 - 22 Prill, 2022

Presidenti rus Vladimir Putin është shprehur se është i gatshëm të bisedojë me presidentin Ukrainas Volodymir Zelensky, por vetëm në rast se diskutimet do të japin rezultate konkrete.

Gjatë një bisede me presidentin e KE-s. Charles Michel, Putin është shprehur se do të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vetëm nëse diskutimet japin rezultate konkrete.

Putin tha se Kievi nuk ishte gati të kërkonte zgjidhje të pranueshme reciprokisht dhe Ukraina po tregohej jokonsistente në negociata.

Në fillim të kësaj jave, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia i kishte dorëzuar Ukrainës dokumente kyçe për të çuar përpara bisedimet e paqes dhe topi ishte në fushën e Ukrainës.

Por Zelensky më vonë tha se Ukraina nuk kishte marrë asnjë dokument nga Rusia.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!