Zbardhen detaje nga biseda mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij francez Emmanuel Macron.
Putin i tha Macron se qëllimet e operacionit të Rusisë në Ukrainë – çmilitarizimi dhe statusi neutral i saj – do të arrihen në çdo rast.
Putin tha se çdo përpjekje e Kievit për të vonuar negociatat do të rezultonte që Moska të shtonte më shumë listën e kërkesave, raporton financialpost.
Edhe më herët gjatë kësaj të hëne presidenti francez bisedoi me Putin, duke këmbëngulur që të shpallë armëpushimin dhe të shmangë goditjen e civilëve.
Pas bisedën, Macron tha se Putin kishte dhënë sinjale se ishte i gatshëm që të ndalonte të gjitha sulmet ndaj civilë. Presidenti francez shtoi se kishte sugjeruar që liderët të qëndronin në kontakt gjatë ditëve në vijim.
/abcnews.al