“Situata aktuale në ekonominë ruse është më e mirë se sa ishte parashikuar më parë, e cila mban premtimin për përmbushjen e të gjitha detyrave të përcaktuara”.
Kështu u shpreh presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në një takim me kryeministrin Mikhail Mishustin, shkruan Tass.
Duke komentuar fjalët e kryeministrit se të gjitha detyrimet sociale ndaj qytetarëve do të përmbushen në të ardhmen, Putin theksoi: “Është shumë e rëndësishme. Por po aq i rëndësishëm është fakti se rezultatet që kemi janë më të mira se sa pritej më parë, më mirë se parashikimet. Kjo mban premtimin për përmbushjen e të gjitha detyrave, të paktën brenda një viti,”./abcnews.al