Putin i cilësoi si dështim, Perëndimi zotohet për më shumë sanksione ndaj Rusisë

schedule19:05 - 21 Shkurt, 2023

schedule 19:05 - 21 Shkurt, 2023

Aleatët kryesorë perëndimorë të Ukrainës janë angazhuar për më shumë sanksione ndaj individëve dhe kompanive që mbështesin ekonomikisht Rusinë. Në fjalimin e sotëm, Vladimir Putin tha se sanksionet nuk kishin sukses, duke u mburrur se Rusia ishte ekonomikisht e qëndrueshme dhe kishte inflacion më të ulët.

Tani G7, Britania e Madhe, SHBA, Gjermania, Franca, Italia, Kanadaja dhe Japonia, thanë se do të vazhdojnë të imponojnë kosto ekonomike ndaj Rusisë. Ata gjithashtu i kërkuan komunitetit ndërkombëtar të refuzojë atë që ata e përshkruan si “ekspansionizmi brutal i Moskës”, raportojnë mediat e huaja.

“Ne do të imponojmë kosto të mëtejshme ekonomike për Rusinë, dhe për individët dhe subjektet – brenda dhe jashtë Rusisë – që ofrojnë mbështetje politike ose ekonomike për këto shkelje të ligjit ndërkombëtar”, thuhet në një deklaratë të përbashkët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!