Putin gati për fjalimin në përvjetorin e madh, a do të shpallë mobilizimin

schedule13:36 - 18 Janar, 2023

schedule 13:36 - 18 Janar, 2023

Presidenti rus, Vladimir Putin, në një nga udhëtimet e pakta që nga fillimi i luftës në shkurtin e kaluar, ka marrë pjesë në ceromoninë përkujtimore të 80-vjetorit të çlirimit të Shën Petersburgut, në atë kohë Leningrad, nga forcat naziste.

Putin ka vnëë një buqetë me lule në monumentin që kujton këtë ngjarje të rëndësishme për popullin rus dhe pritet të mbajë një fjalim, siç ka pohuar dje vete zëdhënësi Dmitri Pescov dhe zyrtarë të tjerë si Vladimir Rogov.

Mbi përmbajtjen e fjalimit, ka parashikime të ndryshme, dhe jo pak mendojnë se presidenti rus do të japë  njoftime të rëndësishme për atë që quan ende operacion special.

Disa mendojnë se kreu i Kremlinit mund te shpallë mobilizimin e përgjithshëm, duke shndërruar edhe zyrtarisht operacionin special ne luftë, ndërkohë që të tjerë kanë një version më të zbutur, por jo  më pak shqetësues.

Disa burime qeveritare kanë treguar se edhe pse me vështirësi Putin do të shpallë mobilizimin në mënyrë të drejtpërdrejtë, ai do të përgatisë opinionin publik me një mundësi të tillë, në qoftë se vendet e NATO do të vijojnë me planin e tyre për dërgimin e mjeteve të rënda në drejtim të Kievit.

Putin mendohet se do të nënvizojë faktin se Moska nuk është në luftë me Ukrainën, ndërkohë që mund të jetë me NATO dhe veçanërisht SHBA që sipas tyre po përdorin Kievin për interesat  e tyre, që do të çojnë në konfrontim të pashmangshëm në rast të një eskalimi të ndihmës perëndimore.

Burime të ndryshme kanë theksuar se propozimi i djeshëm i presidentit rus për t’u tërhequr nga Konventa Europiane  e të drejtave të njeriut dhe traktate të tjera të ngjashme, mund të jete paradhoma  e shpalljes së ligjit marcial, brenda muajit shkurt.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!