Putini ka falënderuar Kim për mbështetjen e Phenianit, duke përfshirë Ukrainën.
“Ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe të palëkundur për politikën ruse, duke përfshirë edhe në drejtimin ukrainas. Rusia po lufton “dekada të politikave imperialiste të imponuara të SHBA”, tha Putin.
Kim Jong Un e priti Putinin në aeroportin e Phenianit, duke i shtrënguar dorën, duke u përqafuar dhe duke biseduar me të pranë avionit të udhëheqësit rus. Më pas, ata hipën në të njëjtën makinë dhe shkuan së bashku në hotelin, ku do të qëndrojë udhëheqësi rus.
Kjo është vizita e parë e Putinit në Korenë e Veriut në 24 vjet, gjatë të cilës ai është zotuar të thellojë lidhjet tregtare dhe ushtarake me shtetin e izoluar, që ka armë bërthamore dhe ta mbështesë atë kundër Shteteve të Bashkuara.
/abcnews.al