Putin fal 52 të dënuara në Ditën Ndërkombëtare të Gruas

schedule12:20 - 8 Mars, 2024

schedule 12:20 - 8 Mars, 2024

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret për faljen e 52 të dënuarave në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Kremlinit.

“Kur mori këtë vendim, kreu i shtetit u udhëhoq nga arsye humanitare. Falja përfshin kryesisht gratë me fëmijë të mitur, gratë shtatzëna dhe gratë, të afërmit e të cilëve janë përfshirë në një operacion të veçantë ushtarak”, thuhet në deklaratë.

E drejta e Presidentit të Rusisë për të falur të dënuarit parashikohet në nenin 89 të Kushtetutës ruse.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!