Vladimir Putin do të udhëtojë në Kinë në maj për bisedime me Presidentin Xi Jinping, në atë që do të ishte udhëtimi i parë jashtë shtetit që nga fitorja e tij në zgjedhje.
Vizita e Putinit në Kinë u konfirmua në mënyrë të pavarur nga katër burime të tjera, të cilët folën në kushte anonimiteti.
Një tjetër nga burimet tha se vizita e Putin do të ndodhte ndoshta në gjysmën e dytë të majit, ndërsa dy nga burimet thanë se vizita e tij do të vinte përpara udhëtimit të planifikuar të presidentit kinez në Europë.
Të dy vendet deklaruan një partneritet “pa kufij” në shkurt 2022 kur Putin vizitoi Pekinin vetëm disa ditë para pushtimit të Ukrainës.
Putin u tha gazetarëve të dielën se Rusia dhe Kina ndajnë një pikëpamje të ngjashme globale dhe se Moska dhe Pekini do të përmirësojnë më tej lidhjet në vitet e ardhshme.
Presidenti kinez vizitoi Rusinë në udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit pas pandemisë në mars të vitit të kaluar, menjëherë pas fillimit të mandatit të tij të tretë si lider.
/abcnews.al