Putin do të pajisë nëndetëset bërthamore me raketa hipersonike me rreze të gjatë

schedule08:23 - 14 Gusht, 2023

schedule 08:23 - 14 Gusht, 2023

Alarmi është ngritur në Ukrainë pasi raportimet e fundit tregojnë se Rusia po pajis nëndetëset e reja bërthamore me raketa hipersonike “Zircon”.

Lajmin e ka dhënë shefi i koorporatës që merret me ndërtimin e anijeve të Moskës, Alexei Rakhmanov.

Nëndetëse bërthamore me shumë qëllime të projektit Yasen-Mdo të pajisen rregullisht me sistemin raketor ZirconPuna në këtë drejtim tashmë është duke u zhvilluar”, tha ai.

Nëndetëset Yasen-M janë flota e re ruse e nëndetëseve me raketa me energji bërthamore që kanë zëvendësuar anijet e përdorura të epokës sovjetike, në një përpjekje nga Kremlini për të modernizuar marinën.

Raketat hipersonike Zircon me bazë në det kanë një rreze veprimi prej 900 km dhe mund të udhëtojnë me shpejtësi disa herë më të madhe se sa shpejtësia e zërit.

Është shumë e vështirë për t’u mbrojtur kundër tyre, ndaj njoftimi për përdorimin në Detin e Zi tregon se Ukraina duhet të marrë masa të padëgjuara më parë.

Ky është hapi i fundit që kur Vladimir Putin njoftoi se Rusia do të fillonte përdorimin e raketave, të cilat tashmë janë vendosur në anije si fregata Admiral Gorshkov.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!