Putin do të flasë në takimin e liderëve të G20

schedule12:47 - 22 Nëntor, 2023

schedule 12:47 - 22 Nëntor, 2023

Vladimir Putin ka njoftuar se do t’i adresohet mbledhjes së vendeve të G20 me një videomesazh, gjatë ditës së sotme. Kremlini tha të hënën se Putin do të përdorë fjalimin për të paraqitur shqetësimin e Rusisë për një “situatë botërore thellësisht të paqëndrueshme”.

Kjo do të shënojë të parën ngjarje që nga nisja e pushtimit të Ukrainës që do të përfshijë Putinin dhe udhëheqësit perëndimorë, ndaj pritet me kuriozitet sesi liderët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë do të reagojnë përkundrejt fjalës së Putin.

Do të jetë kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ai që do të kryesojë samitin virtual, me Putin që do të flasë rreth orës 13:30. Pritet që në fjalën e tij për situatën e trazuar globale, Putin të vendosë theksin te roli neutral i Rusisë në këtë gjendje.

Edhe lufta Izrael-Hamas ka të ngjarë të jetë në krye të fjalimit të kreut të Kremlinit, i cili pritet të kundërshtojë atë që ai e konsideron qëndrimin perandorak e kolonial të SHBA-së.

/abcnews.al