Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Ai tha se qëndrimi i Gjermanisë dhe Perëndimit për mbështetjen e Ukrainës është “katastrofike” dhe i bëri thirrje Berlinit që “të rimendojë pozicionin e tij”.
Kjo ishte biseda e parë telefonike midis dy lidërve që nga mesi i shtatorit.
Sipas Putin, sulmet ruse në infrastrukturën energjetike të Ukrainës janë të pashmangshme dhe të nevojshme përballë sulmeve provokuese të Kievit, ndërsa, në lidhje me sabotimin e tubacioneve Nord Stream në Baltik , ai tha se “duhet një hetim i pavarur” në të cilën Moska duhet të marrë pjesë.
/abcnews.al