Putin bisedë telefonike me Macron dhe Scholz për luftën në Ukrainë

schedule12:31 - 10 Mars, 2022

schedule 12:31 - 10 Mars, 2022

Presidenti rus Vladimir Putin ka diskutuar sërish situatën në Ukrainë sot me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz përmes telefonit. Lajmin e bën të ditur Kremlini.

Një zyrtar i qeverisë gjermane konfirmoi gjithashtu diskutimet, duke thënë se Scholz dhe Macron i bënë thirrje Putinit që të zbatojë menjëherë një armëpushim. Më herët gjatë ditës së sotme ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u takua me homologun e tij ukrainas në Antalia me synimin për të arritur negociata.

Sipas asaj që deklaroi Dmitry Kuleba pas takimit të tij me Lavrov, u diskutua një armëpushim 24-orësh, por nuk u arrit asnjë përparim.

 “Duket se të tjerë po marrin vendime për këto çështje në Rusi,” tha ai. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!