Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin indian Narendra Modi.
Ata folën për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe konfliktin në Ukrainë, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Modi, i cili së fundmi vizitoi Ukrainën, ka shkruar në llogarinë e tij në platformën X se ka diskutuar me presidentin rus për forcimin e partneritetit strategjik dhe konfliktin në Ukrainë.
/abcnews.al