Presidenti rus Vladimir Putin dhe lideri kinez Xi Jinping janë takuar gjatë samitit të Organizatës së Shangait.
“Sot, Organizata e Bashkëpunimit të Shangait është një nga shtyllat kryesore të një rendi të drejtë botëror,” tha Putin.
Presidenti rus, shtoi se Rusia dhe Kina nuk formojnë asnjë bllok, bashkëpunimi i dy vendeve nuk është drejtuar kundër askujt tjetër, por sipas tij Moska dhe Pekini veprojnë në interes të popujve të tyre.
/abcnews.al/