Presidenti rus Vladimir Putin ka anuluar vizitën e tij të parashikuar në muajin tetor në Beograd.
Mediat serbe duke iu referuar burimeve jozyrtare nga përfaqësuesit e qarqeve diplomatike, shkruajnë se kjo ka ndodhur për shkak të një qejf mbetjeje të Putinit ndaj Vuçiç.
“Burimet tona pretendojnë se Kremlini nuk e ka zbuluar arsyen pse Putini ndryshoi mendim dhe hoqi dorë nga mbërritja e planifikuar, por ata theksojnë se “Rusët sigurisht nuk e pëlqejnë afrimin e fundit të Serbisë me Shtetet e Bashkuara në fushën e politikës së jashtme, e cila ishte veçanërisht e dukshme gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë me Kosovën, për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Beogradit dhe Prishtinës”, shkruan Danas.
Ndër të tjera në shkrim theksohet se një tjetër ndikim në lidhje me këtë ka edhe marrëveshja e nënshkruar në shtator në Shtëpinë e Bardhë.
“Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë midis Serbisë dhe Kosovës shënon një tjetër pikë kthese në trendin konstant të humbjes së ndikimit të Rusisë në Ballkan, e cila irriton Kremlinin. Partneri më i afërt i Rusisë në Ballkan, Serbia, po zgjidh mosmarrëveshjen e Kosovës pa ndonjë pjesëmarrje ruse në negociata dhe po u afrohet Shteteve të Bashkuara, ndikimi i të cilave po rritet ‘në kurriz’ të Rusisë”.
Ndërkohë sipas analistëve në Beograd theksojnë se anulimi i vizitës së Putinit në Beograd është shenjë e ‘ftohjes’ së miqësisë mes tyre.
Sipas analistit politik Dragomir Andjelković, marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë nuk janë prishur dhe se vizita e Presidentit rus Vladimir Putin nuk ishte anuluar, sepse nuk ishte planifikuar zyrtarisht.e.su./abcnews.al