Kremlini ka bërë me dije se presidenti Vladimir Putin, e ka anuluar fjalimin e tij që mban çdo vit para parlamentit dhe që ishte caktuar për 27 dhjetor. Ajo njihet si konferenca tradicionale për shtyp e fundvitit pritjen e Vitit të Ri nga ana e presidentit.
Putin ka anuluar të gjitha ngjarjet tradicionale publike të fundvitit bashkë me fjalimin në parlament, bëri me dije zëdhënësi i Kremlinit Peskov. Dhe jo vetëm kaq, presidenti rus Vladimir Putin gjithashtu nuk ka në plan të marrë pjesë në ndeshjen tradicionale të hokejit mbi akull në Sheshin e Kuq këtë sezon festash.
Më herët ka pasur aludimi për gjendjen e tij shëndetësore dhe nuk dihet se këto mungesa të tij janë për këto arsye apo të lidhura me sigurie.
Megjithatë, për Kremlinin, do të mbahet takimi mes Putinit me liderin kinez Xi, dhe takimi me rajonet e Ukrainës të shpallura të aneksuara në fund të shtatorit në Federata Ruse.
/abcnews.al