Putin: 2020 është viti më i vështirë për ekonominë që nga Lufta e Dytë Botërore

schedule16:58 - 11 Mars, 2021

schedule 16:58 - 11 Mars, 2021

“Viti i kaluar ka qenë më i vështiri për ekonominë botërore që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, pasi PBB-ja e botës ra me 3.5% në vitin 2020”. Kështu tha presidenti rus në një takim mbi rritjen e aktivitetit të investimeve duke ia atribuar këtë rënie pandemisë dhe masave kufizuese të vendosura kudo.

Duke iu referuar mënyrës se si Rusia është marrë me situatën pandemike, Vladimir Putin tha se për herë të parë në vitet e fundit vendi i tij nuk miratoi një politikë të ashpër makroekonomike në kohë krizash, por përkundrazi ndoqi një politikë të butë.

Presidenti rus pranoi se në këto rrethana, qeveria e tij po vepronte në kushte pasigurie, por “me një ndjenjë përgjegjësie të plotë për vendin, duke besuar në forcat e veta dhe bazuar në potencialin e rritur të viteve të fundit”. Sipas vlerësimit të tij, e gjithë kjo solli rezultatin e kërkuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!