Federata Spanjolle e Futbollit ka thirrur urgjentisht një mbledhje të jashtëzakonshme që do të mbahet të premten në orën 12 për të shqyrtuar sjelljen e presidentit saj, Luis Rubiales.
Rubiales është prej dy ditësh në mes të një stuhie mediatike për puthjen e një prej lojtareve të kombëtares së Spanjës gjatë ceremonisë së për çmimin e Kupës së Botës për femra.
Federata njoftoi gjithashtu se ka nisur procedurat e saj të brendshme për të verifikuar se sa në brendësi ndodhet Rubiales me lojtaren në fjalë apo me dikë tjetër nga kombëtarja.
Deklarata e Federatës:
Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit mbledh urgjentisht një Asamble të Përgjithshme të Jashtëzakonshme për të premten e ardhshme, më 25 gusht, duke filluar nga ora 12:00, në selinë e Ciudad del Futbol de las Rozas.
Gjithashtu, dhe bazuar në ngjarjet e fundit të ndodhura gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve për Kupën e Botës për Femra të fituar nga Kombëtarja Spanjolle të dielën e kaluar në Sydney, duam t’ju bëjmë me dije se procedurat e brendshme të Federatës lidhur me çështjet e integritetit janë të hapura, si dhe të gjitha protokollet e tjera të aplikueshme./h.ll/abcnews.al
? La RFEF convoca una Asamblea General Extraordinaria para el próximo viernes
Tendrá lugar a partir de las 12 en la Ciudad del Fútbol de Las Rozas
? https://t.co/9j26uRvNbS pic.twitter.com/56vKRyyw9y
— RFEF (@rfef) August 22, 2023