Banorët që nuk kanë mundur të sigurojnë drutê e dimrit janë kryesisht familje në nevojê dhe të moshuar.
Ndryshe nga vitet e shkuara, për këtë sezon Agjencia e Zonave të Mbrojtura nuk ka lejuar banorët të bëjnë dru në Parkun Kombëtar, për shkak të një ngërci me bashkinë e Pustecit qw nuk po gjendet zgjidhje.
Sipas kryetarit të bashkisë, marrêveshja me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura nuk po zbatohet për shkak të kërkesës së tyre, që drutë e prera të grumbullohen në një fushë. Kjo kërkesê nuk mund të plotësohet thotë ai për shkak të mungesës së fondeve dhe punonjësve që duhen angazhuar pêr transportin e druve.
Sinkron Pali Kolevski,kryetar i bashkisë Pustec. Pjesa më e madhe e banorwve tw Pustecit ngrohen me dru gjatë dimrit. Për plotêsimin e nevojave të tyre duhen rreth 8 mijë metër kub dru, ku një pjesë e sasisë sigurohet nga shfrytëzimi i kontrolluar i Parkut Kombëtar të Prespës.