Pusteci kremton Krishtlindjen/ Pakica maqedonase feston sipas kalendarit Julian

schedule15:40 - 7 Janar, 2025

schedule 15:40 - 7 Janar, 2025

Megjithëse pjesë e Kishës Autoqefale shqiptare, kisha e Pustecit, ku jeton komuniteti maqedonas, festat dhe ritet fetare, i organizon sipas traditës së vjetër, që kanë për bazë kalendarin Julian.

Në bashkinë e Pustecit me 9 fshatrat e saj, këtë të martë u kremtuan Krishtlindjet. Që prej mëngjesit, besimtarë të ndryshëm iu drejtuan Kishës, në qëndër të bashkisë, për të kryer lutjen tradicionale dhe ndjekur meshën e rastit. Prifti që kryesoi meshen, At Aleksi, në mesazhin e tij uroi të gjithë besimtarët.

Urimin e përcolli dhe kreu i kësaj bashkie, Pali Kolevski.

Banorët e Pustecit, këtë festë e kremtojnë me familjet e tyre në drekën tradicionale, duke vijuar traditën me gatimet e zonës.

Kalendari Julian, që në Shqipëri njihet ndryshe si “kalendari alla turka”, ka një diferencë prej 15 ditësh nga kalendari Gregorian.

Megjithëse në vitin 1930 edhe Turqia u radhit me kalendarin Gregorian, në disa kisha, kryesisht në botën sllave, vijuan shërbesat sipas kalendarit të vjetër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!