Një pushuese 75-vjeçare nga Kosova ka rrezikuar të mbytet në plazhin e Shëngjinit. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30 të pasdites së sotme, ndërsa e moshuara është dërguar me urgjencën në spitalin Rajonal të Lezhës.
Abc mëson se e moshuara gjatë qëndrimit në ujë ka pësuar gjendje të fikti dhe luhatje tensioni dhe gjatë përpjekjes për të lëvizur ka pirë ujë.
Fillimisht ka ndërhyrë vrojtuesi i detit që ka konstatuar rastin. Menjëherë e nxori të moshuarën në breg për t’i dhënë ndihmën e parë.
Ambulanca dhe personeli mjekësor mbërriti suke asistuar me shërbim dhe pushuesja nga Kosova tashmë e ka kaluar rrezikun për jetën./Abcnews.al/