Kthimi i pushuesve nga plazhi ka shkaktuar trafik të rënduar në aksin nga Orikumi në drejtim të Vlorës.
Siç shihet nga pamjet vargu i automjeteve është i gjatë. Trafiku në këtë aks krijohet edhe për shkak të punimeve që po kryhen, pasi një pjesë e rrugës u shemb nga përmbytjet.
Kujtojmë se Orikum-Vlorë është një ndër akset më problematike gjatë sezonit të verës për shkak të fluksit të lartë të automjete. g.v/abcnews.al