Mjaftoi një postim në TikTok që turistët të pushtonin një resort skish në Apenine të Italsië duke krijuar kaos mes tyre. Mijëra turistë njëditor përfituan nga ulja e biletave e reklamuar në TikTok dhe madje shumica e vizitorëve, që kishin udhëtuar rreth dy orë nga Napolit, kishin paguar udhëtimin “all-inclusive” për vetëm 20 euro përmes agjencive turistike. Ata u ndihmuan nga influencuesja Rita De Crescenzo, e cila promovoi resortin në videon e saj. Megjithatë, shumë turistë u përballën me kushte të vështira, pasi shërbimet e resortit ishin të pamjaftueshme dhe shumë aktivitete nuk u realizuan.
Qyteti Roccaraso në Apenine u mbush me mbeturina pasi rreth 10,000 turistë mbërritën me 260 autobusa duke sjellë mbingarkesë të bizneseve lokale. Rrugët malore ishin të bllokuara nga autobusë dhe makina ku gjithashtu vizitorët mbetën të bllokuar.
Përveç problemeve me transportin dhe restorantet, turistët ishin të pakënaqur nga mbingarkesa dhe mungesa e infrastrukturës. Autoritetet lokale kanë ndërmarrë masa për të kufizuar numrin e autobusëve që mund të hyjnë në qytet dhe kanë kërkuar mbështetje nga ushtria për të parandaluar përsëritjen e situatës.
/ abcnews.al