Pushtimi rus, Zelensky thirrje Gjermanisë: Na jepni tanke

schedule08:35 - 22 Shtator, 2022

schedule 08:35 - 22 Shtator, 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkoi edhe një herë që Gjermania të dërgojë menjëherë tanke në vendin e tij për t’u përballur në mënyrë më efektive me forcat e armatosura ruse.

“Na jepni këto armë”, tha Zelensky gjatë një intervistë për Bild. “Për ne, tanket do të thotë se do të shpëtohen më shumë jetë”, shtoi ai.

Kreu i shtetit ukrainas theksoi se nuk e pranon argumentin e Berlinit se nuk dëshiron të veprojë pa një marrëveshje me partnerët e NATO-s.

“Ju jeni shtet i pavarur. Nëse nuk doni të na i jepni ato armë, mirë, ju keni fjalën tuaj. Por mos na tregoni fillimisht SHBA, pastaj Poloninë e kështu me radhë”, theksoi Zelensky.

Bundestagu, dhoma e ulët federale, do të debatojë për ndihmën ushtarake shtesë për Ukrainën pasdite. /abcnews.al