Pushtimi i Ukrainës, Scholz takon Erdoganin: Rusia t’i japë fund luftës

schedule18:13 - 14 Mars, 2022

schedule 18:13 - 14 Mars, 2022

Gjatë një takimi në Ankara, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ranë dakord mbi nevojën për të rritur përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainë.

Presidenti turk nga ana e tij theksoi se do të intensifikojë procesin në mënyrë që të ketë një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës. Kancelari gjerman tha se aktivizimi i Traktatit të Montreux  dhe ndalimi i kalimit të Ngushticës ishte një hap i rëndësishëm i Turqisë. Scholz gjithashtu i bëri thirrje Putinit që t’i japë fund luftës në Ukrainë tani.

Vizita e sotme në Turqi ishte vizita e parë e Scholz në Turqi që nga marrja e detyrës në dhjetor. Nga ana tjetër, Turqia thotë se mund të lehtësojë bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, por thekson se fillimisht duhet të ketë një armëpushim dhe krijimin e korridoreve humanitare. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!