Rusia ka ashpërsuar retorikën orët e fundit pasi anija e saj luftarake u fundos në Detin e Zi, duke i dhënë një goditje të fortë luftës që po zhvillon në Ukrainë.
Prezantuesja e televizionit shtetëror rus bëri një pohim të pabesueshëm për luftën në Ukrainë më herët gjatë ditës së sotme, duke thënë troç se “Lufta e Tretë Botërore ka shpërthyer”.
Dailymail shkruan se prezantuesja e “Rossiya 1”, Olga Skabeyeva, tha se lufta në Ukrainën fqinje “mund të quhet me siguri Lufta e Tretë Botërore. Kjo është absolutisht e sigurt. Tani patjetër po luftojmë kundër infrastrukturës së NATO-s, nëse jo vetë NATO-s. Duhet ta pranojmë këtë.”
Ajo theksoi se Perëndimi beson se “rusët thjesht duhet të zhduken nga faqja e dheut”.
Scabeyeva, duke i shtuar një gur tjetër propagandës ruse për luftën në Ukrainë, pohoi gjithashtu se ukrainasit po derdheshin në rrugë dhe po i mirëpritnin me entuziazëm trupat ruse dhe i trajtonin “si çlirimtarë të vërtetë”. /abcnews.al