Historia përsëritet në kah të kundërt. E ndërsa ishim mësuar me reagimet e SHBA-së për protestat në Shqipëri, tashmë ndodh e kundërta.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka shprehur shqetësimin e thellë për atë që po ndodh në Amerikë, ku protestuesit “pushtuan” ndërtesën e Kongresit duke bllokuar certifikimin e fitores së Joe Biden.
Në një postim në Twitter, lideri demokrat thotë se transferimi paqësor i pushtetit dhe sundimi i ligjit qëndrojnë në thelbin e demokracisë.
“Të shqetësuar thellë nga ngjarjet në Uashington DC, transferimi paqësor i pushtetit dhe sundimi i ligjit qëndrojnë në thelbin e demokracisë.
Unë dhe bashkatdhetarët e mi kemi besim të patundur në forcën e demokracisë amerikane dhe institucionet e saj” deklaron Lulzim Basha./ db/Abcnews.al