“Pushtimi” i Kongresit, Biden: Ishte një nga ditët më të errëta në historinë e SHBA

schedule20:27 - 7 Janar, 2021

schedule 20:27 - 7 Janar, 2021

Presidenti i zgjedhur Joe Biden, i cili merr detyrën në 20 Janar, nga Delaware u shpreh se ajo që ndodhi dje ishte një nga ditët më të errëta në historinë e SHBA-së.

“Ishte kaos” vazhdon ai duke thënë se ata nuk ishin protestues, por përkundrazi një “turmë e trazuar” dhe “terroristë të brendshëm”.

Më pas u ndal konkretisht duke akuzuar Donald Trump.

Katër vitet e fundit kemi pasur një president i cili e bëri të qartë përbuzjen e tij për demokracinë tonë, Kushtetutën tonë, shtetin tonë të ligjit” tha ai.

Deklaratat Biden i bëri teksa prezantoi Departamentin e ri të Drejtësisë me të cilin do të punojë nga 20 janari./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!