Nëse do të shikosh statistikat, gjithçka është e qartë.
Basketbolli amerikan është kthyer në një spektakël të madh kozmopolit, ku papritur “violinat e para” janë yjet nga Europa.
Në total, ata janë katër, dhe flitet për kapitenin e Denverit, Nikola Jokiç, supertalentin e Lejkërsave, Luka Donçiç, gjigandin e Miluokit, Janis Adetokumbo dhe shpresën e re të NBA-së, Viktor Uembanijama që po udhëheq një lavdi si San Antonio Spërsat.
Jokiç merr vlerësimin më të lartë, edhe pse është vetëm në vendin e 18-të për mesataren e pikëve për ndeshje, me 24.2.
Lideri I Serbisë ka qenë gjithmonë I tillë, por është numri 1 për asistet me 12 për ndeshje, si dhe është pranë majës për topat në tabela, me 13.4 për çdo sfidë.
Ai ka koeficientin e vlerësimit 43.4, më lart se kushdo tjetër në ligë këtë edicion.
Pas tij vjen Adetokumbo.
Basketbollisti qendër I Greqisë shënon shumë, 32.3 për ndeshje, duke qenë në vend të tretë në këtë klasifikim, dhe është tepër lart në topat në tabela me 12.6 për ndeshje.
Koeficienti I Janisit arrin në 40.6.
Viktor Uembanijama është vetëm 21 vjeç, por është tepër lart në vlerësimet e basketbollit amerikan.
Francezi I ri ka 25.6 pikë për ndeshje, 12.9 topa në tabela, 3.1 asiste, 1.3 vjedhje topi e plot 4.1 bllokime gjuajtjesh për çdo sfidë.
Koeficienti I tij është I katërti më I mirë me nivelin 33.7.
Donçiç do të ishte padyshim në podium, por dëmtimet e kanë penguar të ketë numrin e mjaftueshëm të ndeshjeve për të hyrë në një renditje të tillë.
Sapo ta mbushë, do ta shohim të luftojë për çmimin e Basketbollistit Më të Mirë të sezonit të rregullt.
Po amerikanët ku janë në këtë konkurrim?
E vërteta është që vetëm të tillë si Shej Gilgës Aleksandër dhe Tajris Maksej janë në nivele të larta.
Kampioni në fuqi, Gilgës Aleksandër, ka koeficientin 33.8 duke qenë I katërti, ndonëse e ka udhëhequr Oklahomën në startin prej 10 fitoresh e 0 humbjesh, një rekord për klubin.
Ai shënon shumë, 33.3 pikë për ndeshje dhe bën gjithçka tjetër mjaft mirë.
Maksej ka koeficientin 33.3, I gjashtu në klasifikimin e përgjithshëm.
Ylli I Filadelfias është shënuesi më I mirë deri tani me 33.5 pikë për ndeshje, ndonëse nuk është I kompletuar si katër europianët e mëdhenj.
Duket se në NBA kanë ikur kohët kur dominonin Majkëll Xhordan apo Lebron Xhejms, pa shkuar më larg në epokat e Bill Rasëllit, Uilt Çembërlenit apo Karim Abdul Xhabarit.
Plot 33 vjet më parë, legjenda e ndjerë e koshit, “Moxarti” I basketbollit, Drazhen Petrovic, parashikoi se pjesës tjetër të botës do t’i duheshin 50 vjet për të arritur nivelin e NBA-së, por duket se kjo gjë po ndodh shumë më shpejt. / abcnews.al /

