Të ftuar në emisionin “Real Story”, analistët Skënder Minxhozi dhe Mero Baze, diskutuan ndër të tjera edhe për qeverisjen e Berishës.
Baze tha se Berisha gjithmonë ka qenë i fiksuar që prej mandatit dhe i dukej se i kishte të gjitha për vete.
“E vërteta është që qeverisja e Berishës deri në vitin 1997, e zhyti vendin në një kaos. Por Berisha ka qenë i fiksuar nga mandati i parë dhe i dukej se i kishte të gjitha të vetat.
Kur befas u gjend i rrezuar nga pushteti dhe kërkoi të rikthehej në pushtet, i vetmi karrem që i kishte mbetur, ishte korrupsioni.
Ishte evidente që në ditë ne parë që erdhi në pushtet, ishte një pushtet i familjes së tij. Gjithë kontrolli i emërimeve, ishte të diktuara nga familja e tij. Që nga prishja e Zogut të Zi, vetëm se shokut djalit i prishte pamjen.
Fëmijët e tij u zhytën që javët e para të pushtetin. Këta diktonin njerëzit që emëroheshin. U ngrit një piramidë e familjes brenda shtetit.
Është historia me korrupsionin më të përqendruar në një dorë nga ka pasur historia e Shqipërisë” tha Baze.
Minxhozi shtoi se po ashtu ish-kryeministri ka pasur maninë që të informohej për gjithçka dhe rrjedhimisht ka pasur gisht në të gjithë zhvillimet, pasi ka dashur të jetë violina e parë e shtetit.
“Natyrisht që në të gjithë mandatet që Berisha ka qeverisur, Berisha ka pasur maninë e informimit për gjithçka.
Berisha ka pasur gjithmonë dorë dhe gisht në të gjithë zhvillimet, se ka dashur të jetë violina e parë e shtetit” shtoi Minxhozi.r.t/abcnews.al