Mbyllen dosja. Në datë 17 Dhjetor, Gjykata e Tiranës vendosi që të mbyllë hetimet për ish-kryebashkiakun e Shkodrës, Valdrin Pjetri, i cili u akuzua për “falsifikim të dokumenteve”.
Por cfarë thuhet në vendim? Prokuroria vendosi të dërgojë për pushim çështjen në gjykatë me argumentin se vendimi i gjykatës italiane ndalonte Valdrin Pjetrin ta deklaronte dënimin.
“Në vendimin e dënimit në pjesën e dispozitivit thuhet se ky vendim nuk duhej të përmendej në të ardhmen apo të bëhej publik” thuhet në kërkesën e prokurorisë për pushimin e dosjes, që gjykata e miratoi, raporton gazetarja e “ABC” Glidona Daci.
Valdrin Pjetri i zgjedhur në krye të Bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet e 30 qershorit u mor i pandehur për falsifikim të formularëve, pas denoncimit të PD-së se nuk kishte deklaruar dënimin në Itali për drogë.
Por tashmë pas më shumë se një viti dosja u mbyll, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Pjetri do të angazhohet sërish në politikë./ db/Abcnews.al