Një vit pas ekzekutimit të Marjo Majollarit në Tiranë, organi i akuzës nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen. Gjykata ka pushuar hetimet për Kastriot Gjuzin të dyshuar për këtë krim, si vrasje e kryer për hakmarrje me kërkesë të Prokurorisë. Nëna e 28 vjeçarit është shprehur se do ta apelojë vendimin dhe ngre akuza për korrupsion.
Kastriot Gjuzi i akuzuar për vrasjen e Marjo Majollarit në 10 prill të vitit të kaluar, është lënë i lirë nga Gjykata e Tiranës. Ky vendim u erdhi me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës pasi nuk u gjetën prova të mjaftueshme që ta lidhin Gjuzin më vrasjen. E pranishme në momentin e dhënies së vendimit ishte edhe Naile Nela, nëna e 28 vjecarit Majollari. Ajo u shpreh e indinjuar me vendimin, duke paralajmëruar se do ta apelojë.
Vrasja e 28 vjeçarit Marjo Majollari ka mbetur tashmë pa autor. Fillimisht, Kastriot Gjuzi u dyshua se e ka ekzekutar Majollarin për arsye hakmarrjeje, akuzë që nuk u faktua nga prokuroria. 18 vite më parë, babai i Marios, Avni Majollari, kishte ekzekutuar vëllain e Kastriot Gjuzit, Ilir Gjuzin si dhe shokun e tij Armando Nelaj, për vrasje të dyfishtë. Avni Majollari u dënua nga Gjykata e Tiranës me burgim të përjetshëm./ABC News Albania 24/7