Pushimet jashtë vendit, operatori turistik: Shtrenjtohen biletat dhe ulet çmimi i hoteleve

schedule10:40 - 29 Korrik, 2020

schedule 10:40 - 29 Korrik, 2020

Pandemia ka krijuar edhe një kufizueshmëri në bërjen e pushimeve jashtë vendit.

Operatori turistik Agim Mehmeti, i ftuar në Abc e Mëngjesit ka treguar se dy vendet të cilat janë të hapura për të pushuar  shqiptarët janë Turqia dhe Egjipti.

Sipas tij, çmimet e fluturimeve janë shtrenjtuar, por kanë pësuar një ulje çmimet e hoteleve.

“Turqia është hapur mund të shkojnë të gjithë shqiptarët me pasaportë shqiptare. Gjithashtu edhe Egjipti është i hapur për shqiptarët, por ka kosto më të shtrenjtë. Vetëm këto të dyja janë destinacione të hapura.

Hotelet që janë të hapur kane kaluar procesin e certifikimin. Ata janë testuar për kushtet e higjienës. Kjo ka të bëjë me sektorin privat se sa të përgatitur janë për produktin e tyre. E para në qoftë se ke temperaturë nuk duhet të shkosh fare. Kur zbret në aeroport firmos vetëm një procedurë dhe kaq. Çmimet kanë ndryshuar dhe janë rritur se ka të bëjë efekti i fluturimeve. Por ato kompesohen pasi ka ulje të çmimit të hoteleve”, tha Mehmeti.

Ndërsa më tej, ai ka theksuar se në Shqipëri janë të lejuar turistët nga tregu lindor, të cilët kanë filluar të vijnë.

“Tregu lindor është i hapur. Është tregu si Çeki, Poloni dhe ata janë si puna jonë me Turqinë. Ata vijnë po me grupe të caktuara”, shtoi Mehmeti./abcnews.al