Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pushime të zjarrta për Lukakun, kush është bukuroshja që po e shoqëron

schedule09:56 - 11 Korrik, 2021

schedule 09:56 - 11 Korrik, 2021

Romelu Lukaku shënon shumë, por jo vetëm në fushën e blertë. “Goli” jashtë fushe quhet Shani Jamilah, bukuroshja angleze që po kalon pushimet së bashku me sulmuesin e Interit në Sardenjë.

 

Rreth Lukakut shumë pak është zbuluar edhe në të shkuarën në lidhje me jetën private.

Disa kohë u lakua për flirtimet me modelen Sarah Mens, ndërsa më pas u përfol për instruktoren e fitnesit, Julia Vandweghe.

Për të mbetur te Shani Jamilah, lidhjen me të cilën belgu nuk e ka konfirmuar, bukuroshja është 24 vjeçe dhe është influencere në internet.

 

Në Instagram bukuroshen e ndjekin më shumë se 76 mijë ndjekës dhe postimet e saj kanë të bëjnë më shumë me bukurinë dhe modën.

Ajo jeton mes Londrës dhe Las Vegasit, ndërkohë që fotoreporterët e kanë kapur “mat” në Sardenjë në foto me sulmuesin.

Lukaku ka një djalë 2-vjeçar, të quajtur Romeo Emmanuel, për të cilin nuk është bërë kurrë publik se kush është nëna e tij. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!