Puro, nga deti në mal, jeta luksoze e djalit të ish-drejtuesit të policisë që i këputi këmbën vajzës

schedule22:15 - 10 Qershor, 2021

schedule 22:15 - 10 Qershor, 2021

Jehon Breçani, djali i ish-drejtuesit të policisë së Tiranës Erzen Breçani mbrëmjen e sotme duke drejtuar makinën luksoze tip “Benz” me targa AA 888 XX humbi kontrollin duke dalë nga rruga dhe përfunduar në trotuar ku mori përpara një vajzë 23-vjeçe Xhesina Gega që ishte duke ecur duke i këputur njërën këmbë.

Në rrjetet sociale 19-vjeçari shpalos pasionin për makinat luksoze, nga “Benz”, “BMW” te “Jeep”-i, por edhe udhëtimet nga deti në mal brenda dhe jashtë vendit. “Story”-n e fundit në timon me “Benz”-in që shkaktoi aksidentin i riu e kishte postuar pak orë përpara se të ndodhte ngjarja.

Aksidenti ndodhi rreth orës 19:15, ku makina luksoze e drejtuar nga 19-vjeçari Jehon Breçani për shkak të shpejtësisë doli nga rruga dhe përplasi fillimisht bordurat anësore të rrugës për të kaluar në trotuar duke marrë përpara vajzën.

Nga përplasja vajza humbi njërën këmbë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa adoleshenti u shoqërua në komisariat. d.b/Abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!