Puro dhe peshkim gjatë karantinës, “jeta e fundit” për Lord Bendter

schedule13:41 - 5 Prill, 2020

schedule 13:41 - 5 Prill, 2020

Ndërkohë që Coronavirusi vazhdon të përhapet me shpejtësi në të gjithë globin, veprimi më i mirë për tu mbrojtur nga virusinfectie vdekjeprurës është izolimi në shtëpi. Shumë yje të sportit kanë dhënë mesazhet e tyre rreth situatës së vështirë që po kalojmë, ku kujtojmë që çdo aktivitet është pezulluar.

Në këto dite izolimi sportistët mes tyre kanë hapur sfida të ndryshme me njëri tjetrin, sfida këto që më pas janë kthyer virale në rrjetet sociale. Por, dikush tjetër ka zgjedhur të bëjë diçka ndryshe në këtë periudhë. Kush tjetër përveçse Lord Bendter.

Sulmuesi danez është izoluar në vendin e tij të lindjes dhe ka zgjedhur në mënyrë shumë të mirë për të kaluar orët e karantinës. Bendter ka postuar në “Instagram” disa foto të tij duke peshkuar dhe mesa duket ai nuk po e vuan aspak izolimin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!