Punonjësja me Covid, mbyllet çerdhja Nr. 2 në Vlorë

schedule09:31 - 23 Nëntor, 2020

schedule 09:31 - 23 Nëntor, 2020

Një punonjëse e një çerdhe në Vlorë ka rezultuar pozitive me Covid.

Burime për ABC  bëjnë me dije se pas rastit të parë të konfirmuar me Covid dhe tre anëtarëve të tjerë të stafit që kanë shfaqur simptoma, Inspektoriati Shëndetësor ka vendosur mbylljen e çerdhes numër 2 në Vlorë.

Ndër të tjera bëhet me dije se çerdhja do të qëndrojë e mbyllur deri më 5 dhjetor.

Ndërkohë pjesa tjetër e stafit kanë bërë tamponin dhe janë në pritje të përgjigjes.

Ndërkaq një ditë më parë në vendin tonë janë konfirmuar pozitiv me Covid 565 raste të reja dhe 14 persona kanë humbur jetën./abcnews.al